Raporti i Këshillit Evropian, ‘katastrofë’ për Serbinë

PUBLIKUAR

Beogradi pritet që të marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian sa i përket fushës së sundimit të ligjit, shkruan e përditshmja serbe Danas

Sipas burimeve të këtij mediumi, ngecja në procesin e normalizimit të raporteve me Prishtinën, do të jetë një nga vërejtjet kryesore për Serbinë.

Raporti i Këshillit Evropian që pritet të publikohet së shpejti, pritet që të jetë përafërsisht me të njëjtat vërejtje sikurse në vitin 2017.

Të metat në  sistemin e gjyqësorit dhe përmbushja e kapitujve 23 dhe 24 pritet të jenë vërejtjet kryesore në këtë raport, siç shkruan Danas, raporton Periskopi.

Vërejtje për Serbinë pritet të ketë edhe sa i përket politikës së jashtme dhe aspektit të sigurisë.

Sipas këtij raporti, Serbia nuk ka arritur të përmbush pritjet e BE-së as 50 %.
Ky vlerësim negativ për Serbinë thuhet se ka ardhur si pasojë e shpërfilljes së Britanisë së Madhe për rekomandimin e dëbimit të diplomatëve rus dhe mos respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë.

Kujtojmë se rasti i arrestimit të Marko Gjuriq ka acaruar jashtëzakonisht shumë raportet Kosovë-Serbi, dhe pritet të jetë një ngecje edhe për dialogun ndërmjet dy vendeve

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...