Raporti: Apple parashikon të shesë 100 milionë njësi të iPhone12, në vitin e ardhshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Apple po parashikon se do t’i nevojiten më shumë se 100 milionë njësi iPhone 12 nga partnerët e zinxhirit të furnizimit, sipas një raporti të ri.

Ky raport vjen nga DigiTimes (përmes 9to5Mac).

Dihet pak për atë që do të ofrojë iPhone 12, por lidhja 5G pritet të jetë një forcë lëvizëse prapa kërkesës së madhe në vitin 2020, sipas raportit.

Ndërsa shpejtësia më e madhe e rrjetit do të jetë e popullarizuar në mesin e blerësve, rifreskimi i ri i iPhone gjithashtu pritet të ketë më shumë ndryshime në dizajn sesa vitet e kaluara.
Shitjet e iPhone priren të rriten pas një ridizajnimi të jashtëm.

DigiTimes thotë se raporti i tyre bazohet në parashikimet që Apple i ka dhënë zinxhirit të furnizimit në mënyrë që t’i lejojë ata të marrin porositë në kohë për vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, me iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro që pritet të shesin rreth 80 milionë njësi të kombinuara, kërcimi në 100 milionë duket se është i pa arritshëm.

A është vërtet e lartë kërkesa për 5G? Asnjë iPhone aktualisht nuk ofron 5G por nuk duket se po i pengon ata të shiten.

Ende nuk është e qartë nëse përfshirja e mbështetjes 5G do të shohë që shitjet e iPhone të shtyhen më lart, siç ka ndodhur me versionet 5G të telefonave Android deri më tani.

Duke pasur parasysh uljen e çmimit fillestar për iPhone në 2019, një rritje në vitin 2020 do të ishte e pa-pëlqyer për shumë njerëz. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...