Raport: Samsung i pari, përcillet nga Apple

PUBLIKUAR

Sipas TrendForce, dërgesat globale të telefonave të mençur për tremujorin e parë të vitit 2015 arritën në 291.2 milionë njësi, që shënon një rënie prej 9.2 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Samsung zuri vendin e parë, me pjesëmarrje të tregut prej 27,8 për qind, që paraqet një rritje nga tremujori i kaluar me 24,7 për qind.

Rivali Apple ka parë një rënie në dërgesat e saj duke marrë 19,9 për qind të tregut, nga 23,2 për qind sa kishte në tremujorin e katërt të 2014.

Sipas TrendForce, “Galaxy S6 dhe S6 Edge kanë kapur me sukses vëmendjen e konsumatorëve në tremujorin e parë.”
Pritjet janë që dy telefonat e mençur të Samsung të shiten deri në 20 milionë njësi në tremujorin e dytë të vitit.

Kompania e hulumtimeve gjithashtu ka thënë se ka mbetur e forte me shitje, pavarësisht rënies nga tremujori i parë, sepse kërkesat janë të vazhdueshme për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, sidomos ato që vijnë nga Kina. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...