Ramushi synon Qeverinë

PUBLIKUAR

Është dukur pak e çuditshme kur deputetët e Ramush Haradinajt javë më parë gjuanin me vezë në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, teksa ky i fundit doli të raportonte për marrëveshjet e fundit të nënshkruara me Serbinë.

Komente të njëjta kishte edhe kur Haradinaj dhe opozitari tjetër, Fatmir Limaj, i prinin protestave bashkë me Albin Kurtin e Visar Ymerin për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit, derisa protestues të shumtë gjuanin me gurë në drejtim të godinës së Qeverisë, shkruan “Zëri”.

Imazhe të tilla po vlerësoheshin si krejt normale sikur protestat të organizoheshin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, por jo edhe nga dy opozitarët tjerë, Haradinaj e Limaj, pasi që këta të fundit deri më tani pakënaqësitë e tyre politike i kanë shprehur gjatë debateve parlamentare e jo në rrugë e as duke gjuajtur vezë në Parlament.

Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me partnerët e koalicionit qeveritar, bëjnë të ditur se pas ngjarjeve të fundit në Kuvend po diskutohet mundësia që edhe AAK-ja të futet në Qeveri.

SHIKO MË SHUMË

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...