Rama u reagon sërish atyre që e kundërshtuan Bregoviqin: E bënë kriminel pa asnjë fakt

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shqiptarët e bënë kriminel këngëtarin serb, Goran Bregoviq pa asnjë fakt.

Pasi dje tha se shqiptarët që dolën kundër Goran Bregoviqit janë të njëjtë me serbët që e ofenduan Dua Lipën, Rama sot shkroi se nuk i ka barazuar këta dy këngëtarë.

“NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!”, ka shkruar Rama.

Kundërshtimin që iu bë Bregoviqit në Korçë dhe paraprakisht me reagime, Rama e quajti “histeri fashiste”

“Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!”, ka shkruar Rama.

Bregoviq performoi të dielën në Korçë para një publiku jo të vogël në Festën e Birrës. Gjatë konfcertit u hodh gaz lotsjellës. Ata që e hodhën, u arrestuan më pasë nga Policia shqiptare.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...