Rama ndal aktivitetet politike: Për familjen tonë është një ditë zie

PUBLIKUAR

Mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino.

Fino ka humbur betejën me Covid-19 dhe prej kohesh ishte i shtrirë në spital, shkruan Indeksonline.

Pas vdekjes së bashkëpartiakut të tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka ndalur aktivitetet politike në nderim të Finos.

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. /IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...