Rama: Lufta e Kosovës nuk ka nisur me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin president

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët në Tiranë për rrëzimin e Qeverisë Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Qeveria Hoti e ka përfaqësuar Kosovën në raste si ai në Shtëpinë e Bardhë.

Rama para mediave ka thënë se lufta e Kosovës nuk përfundon me Vjosa Osmanin presidente, e as Albin Kurtin kryeministër.

“Nuk e shikoj dhe nuk dua ta shikoj kështu këtë gjë, pasi ajo është qeveria e Kosovës dhe ka përfaqësuar Kosovën dhe nuk ka më zi për një vend sesa përfaqësimi i vet ndërkombëtar të kthehet në politikë të brendshme, sepse vendi bëhet qesharak. Për sa i përket gjenocidit Partia Socialiste dhe Kuvendi ka kaluar 15 rezoluta, dhe Lufta e Kosovës për liri nuk fillon me Vjosa Osmanin presidente në detyrë, as me Albin Kurtin kryeminstër në pritje, as me mua. Më rezulton se parlamenti shqiptar ka dënuar më shumë se një rast, spastrimin etnik, gjenocidin, masakra e të gjitha me radhë. Ky është një rast, ku politika e jashtme shërben si miell për politikën e brenshme dhe ky është gabim, shumë gabim. I ka kushtuar shumë Kosovës, ky mutacion dramatik, përzierja e politikës së jashtme me politikën e brendshme”, ka thënë ai./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...