Rama: Ju lutem, ju lutem, mos dërgoni ushqime dhe rroba! Duhen para dhe strehë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...
“Ju lutem, ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba. Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! gjynah nga zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi”.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në thirrjet ndaj atyre që duan të ndihmojnë, teksa shton, “faleminderit shumë, me zemër, por ju lutem mirëkuptimin tuaj”.

Rama lutet që të mos dëgjohen ata që spekulojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi.

Kreu i qeverisë garanton se nuk ka vjedhje ndihmash e as shitje ndihmash, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në lumin e ndihmave të solidaritetit fantastik.

“Ju lutem kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar falë jush. Ju lutem solidarizohuni për të përballuar luftën e vertetë për strehimin e tyre dinjitoz. Kontribuoni me një shumë sado modeste, sipas mundësisë suaj në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe ju lutem, mos dëgjoni të paudhët që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…”, deklaron kreu i qeverisë.

Ai fton të besohet se, ky është momenti i ballafaqimit me Zotin e shqiptarëve dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në shpirtin bujar.

“e-albania.al/dhuro. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe ju të gjithë pa dallim e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë orë sprove të rëndë për forcën e zemrës shqiptare”, shkruan Edi Rama.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...