Rama i gëzohet hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë në Universitetin e Harvardit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është gëzuar hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit.

“Gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tanimë do të jetë edhe lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet”, ka shkruar Rama në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Më tej ai ka ndarë edhe vargjet e Naim Frashërit për gjuhën shqipe.

Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël, sa e gjerë!

Sa e lehtë, sa e d’lirë!

Sa e bukur, sa e vlerë!

Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!

Sa shije ka e hije,

Ç’e bukur edh’e lirë,

Si gjuhë Perëndije!

Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,

Që bie qytetërinë,

Gasthin’ e vëllazërisë,

Njerëzin’ e miqësinë.

*GJUHA SHQIPE 

May be an image of 2 people and indoor

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...