Rama: Berisha qesharak

PUBLIKUAR

Për Kryeministrin Edi Rama nuk ka më asnjë dyshim, se deklarata e së enjtes e Sali Berishës, ku bëri thirrje për armatosjen e qytetarëve kundër Qeverisë, e radhit ish-kryeministrin në atë që e quajti kastë politikanësh, prokurorësh e gjyqtarësh që nuk duan reformën në drejtësi.

“E enjtja është bërë dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë dhe zvarritur reformën në drejtësi. Sa më shumë rritet presioni i reformës nga publiku dhe ndërkombëtarët, aq më shumë rriten tensionet në Kuvend, sa më shumë ngushtohet rrethi për ata që i tremben reformës, aq më shumë shtohet politika kriminalizuese e PD. Edhe deklarata i shërben kësaj fryme, për të krijuar një atmosferë sa më të rëndë që të justifikojnë braktisjen e reformës”, deklaroi Kryeministri.

Rama ka vetëm një shqetësim nga deklarata e Berishës.

“Saliu nuk ka asgjë në dorë, e vetmja gjë që ka në dorë është inferioriteti absurd në SHQUP, prandaj askush nuk duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht që nën thirrjen e Saliut gjithkush të marrë sërish armët, por duhet të shqetësohet për reformën në drejtësi”, tha Rama.

Në një dalje mediatike nga selia e Qeverisë, Kryeministri foli për një plan të opozitës për të kundërshtuar reformën.

“Nëse shohim këto muaj, do të shohim që është pjesë e një plani që nga vezët deri tek lodrat. Janë shprehje e një fakti të thjeshtë që plani është i dëshpëruar, ata që duan ta vënë në jetë janë të dëshpëruar. Saliu nuk e do reformën dhe as PD nuk mund ta dojë reformën”, deklaroi Rama.

Arsyeja që Berisha nuk do reformën, sipas Ramës është se ajo hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve dhe gjykatësve që jetojnë jashtë kufijve të ligjit në Shqipëri.

“Saliu është njëri prej tyre, është tipiku ndaj bie më shumë në sy”, u shpreh ai.

Ajo që ka trazuar opozitën dhe ashpërsuar fjalorin e saj, mendon Rama, është vizita e tij në Uashington dhe mesazhi i marrë prej Shtëpisë së Bardhë.

“Saliu e di më mirë nga të gjithë kuptimin e plotë të mesazhit të Shtëpisë së Bardhë, ashtu siç e di shumë mirë që mesazhet e Shtëpisë së Bardhë nuk janë rregullat e Kuvendit që i shkel e nuk i ka respektuar asnjëherë”, u shpreh shefi i Qeverisë.

Në fund mesazhi i Ramës ishte i qartë. “Reforma do të kalojë, ajo që mbetet për t’u mësuar është se me çfarë çmimi!”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...