Rama apel qytetarëve: Ju lutem mbani maskat

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues, duke apeluar qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura.

“Mirëmëngjesi dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar postimin me foton e tij me maskë të zezë të personalizuar me logon e Kryeministrisë.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 117 raste të reja me Covid 19 dhe katër viktima.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...