Në një hotel në Kinë, është regjistruar momenti, kur një mashkull ka rënë në vrimën e ashensorit.
I mërzitur me ashensorin që nuk arrinte, ai e ka demoluar derën me shqelm, e më pas është futur brenda.
Mirëpo ai ka rënë poshtë, meqë kabina e ashensorit nuk ka qenë aty, transmeton Telegrafi.
Tek ashensori kanë shkuar shumë njerëz, për të parë dhe ndihmuar këtë njeri.
Mësohet se ai ka shpëtuar, me vetëm një këmbë të thyer. /Telegrafi/


