Në veri të Marokut është një qytet i vogël i quajtur Chefchaouen.
Ky vend i pazakontë mund të quhet në mënyrë të sigurt “ëndrra blu”, meqë pjesa e vjetër e tij është e mbushur me ndërtesa të pikturuara të gjitha me nuanca të blusë.
Kjo ngjyrosje e pazakontë ishte prezantuar nga refugjatët hebrenj, të cilët besuan se sa më shpesh që shikoni në gjërat me këtë ngjyrë, aq më shumë do të mendoni për parajsën dhe Zotin.
Tradita kishte vazhduar, duke u bërë shenjë dalluese e pjesës së vjetër të qytetit. /Klan Kosova/






