
Me rastin e kremtimit të ditës së transportit publik, më 1 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe do të shpërndahen katër kilogramë flori për të motivuar njerëzit që të shfrytëzojnë më pak makinat kundrejt transportit publik.
Në Dubai, gjatë një jave do të shpërndahen shumë shpërblime, ndërsa në transportin publik do të organizohet kjo ngjarje, përfshirë edhe ndeshjen e basketbollit ku do të pensionohet ylli i basketbollit, Kareem Abdul-Jabbar, transmeton Telegrafi.
Përqindja e pronësisë së automjeteve në Dubai është ndër më të lartat në botë, kështu që çdo familje mesatarisht ka rreth 2.3 makina.
Vetëm 13 për qind e popullsisë së këtij vendi shfrytëzon transportin publik. /Telegrafi/


