Qeveria e vendimeve ad hoc

PUBLIKUAR

DSC_0180-e1413269131197-690x388

Quhet raport i progresit, por i pakët është progresi i Kosovës që është evidentuar në të. Sidomos në fushën e ekonomisë, Komisioni Evropian ka konstatuar se ka nevojë për përmirësime të mëdha. Rritja e pagave në kohë fushate nga Qeveria në ikje është vlerësuar si vendim ad hoc dhe pa ndonjë analizë të mirëfilltë.

Ndërsa rritja ekonomike ka ndodhur jo si pasoj e zhvillimit ekonomik, por si shkak i dërgesave nga jashtë.

“Rritja ekonomike që nga viti 2011 i atribuohet remitencave dhe ekonomia vendore ballafaqohen me prodhim të vogël dhe mungesë së konkurrencës në tregjet e huaja”, thuhet në raport. Po ashtu raporti specifikon se në Kosovë është përhapur ekonomia informale, që është duke u konsideruar si problem serioz që nga paslufta. “Qeveria vazhdon subvencionimin e ndërmarrjeve publike që nuk janë efikase” /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...