Qeveria e Malit të Zi tregon qëllimin e vizitës së kryeministrit Markoviq në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq më 6 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, kurse lidhur me qëllimin e vizitës ka folur këshilltari politik i kryeministrit malazez.

Këshilltari i kryeministrit të Malit të Zi dhe shefi i zyrës të Qeverisë për marrëdhënie me publikun, Srgjan Kusovac, ka treguar për Telegrafin qëllimin e vizitës në Kosovë të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq.

I pyetur nëse vizita e kryeministrit Markoviq ka të bëjë me demarkacionin dhe gjetjen e një kompromisi lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit mes dy shteteve, Kusovac nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se është një vizitë e rregullt.

“Bëhet fjalë për një vizitë të rregullt bilaterale dhe të rëndësishme, meqë kemi të bëjmë me dy vende fqinje dhe mike”, tha Kusovac  për Telegrafin.

Vizita e kryeministrit malazez ndodh në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të deklarohet përfundimisht rreth Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila është nënshkruar në vitin 2015

Këtë marrëveshje Kuvendi i Mali i Zi e ka ratifikuar, por jo edhe ai i Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri malazez do të zhvillojë takime me kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Gjatë takimeve me kryeministrin malazez pritet të diskutohet edhe për planifikimin e mbajtjes së një mbledhje të përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...