Qeveria dhe ndërkombëtarët, pro rektorit

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë dalë në mbështetje të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Bajrami i është kundërpërgjigjur kërkesës së senatorëve për shkarkimin e Zejnullahut duke e quajtur këtë kërkesë të papranueshme.

Ai iu ka bërë thirrje të gjitha organeve të Universitetit të Prishtinës që të veprojnë me përgjegjësi të lartë akademike edhe shoqërore.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, si institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë, duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e misionit të vet duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi…, dhe duke mos lejuar në asnjë moment që cilatdo interesa të ngushta personale ose grupore të vihen mbi parimet dhe interesin e përgjithshëm të Universitetit”, ka thënë Bajrami, sipas të cilit, të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor nëpër njësitë akademike dhe punën e Rektoratit, janë të papranueshme. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...