Qenit i ngjitet gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës, kalimtari i rastit e shpëton (Video)

PUBLIKUAR

Një qen është shpëtuar nga një burrë, pasi i ishte ngjitur gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës.

Ky burrë me zemër të madhe kishte vërejtur qenin duke qëndruar pranë pusetës, dhe pasi iu afrua e kuptoi se i ishte ngjitur gjuha nga të ftohtit në kapakun e pusetës në qytetin Vladivostok në Rusi, ku temperaturat gjatë ditës sillen deri në minus 15 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë mori një shishe me ujë, dhe filloi ta derdh mbi kapakun e pusetës ku edhe i ishte ngjitur gjuha qenit të gjorë. Dhe pasi që në tentimin e parë nuk pati sukses, ai kërkoi nga një mik që t’i sjellë edhe një shishe me ujë, ku për fat të mirë ia arriti qëllimit.

Pasi e shpëtoi nga më e keqja, ai iu afrua qenit për ta ledhatuar, dëshmi kjo që bota vazhdon të ketë njerëz të mirë që kujdesen edhe për kafshët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...