Qeni që ngeci në vrimën e lepurit për nëntë ditë, doli fal humbjes së peshës (Foto)

PUBLIKUAR

Jack Russell dhe Patterdale nga Obani i Skocisë, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që ta gjejnë qenin e tyre Rowan, i cili u zhduk në një vrimë të hapur nga lepuri.

Tërë pjesa ku dyshohej se është zhdukur kafsha, është kontrolluar me pajisjen që detekton xehtësinë, si dhe është thyer toka me makineritë e mëdha, por kot, transmeton Telegrafi.

Hapësira ku u zhduk qeni

Vetëm pas nëntë ditësh, gjallesa ka dalë vet përjashta, pasi kishte humbur afro dy kilogramë dhe kishte mundësi të lëvizte nëpër kanalin e ngushtë.

“Putrat dhe nofullën i kishte të përgjakura, si dhe trupin e mbuluar me plagë të lehta dhe shumë baltë, por kishte gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Russell lidhur me rastin.

Familjarët janë gëzuar tej mase për rikthimin e Rowanit, ndërsa po bëjnë përpjekje të mbyllin të gjitha vrimat që janë në oborr, nga frika se mund të bllokohet sërish.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...