Qëndrimi gjatë para kompjuterit, shkurton jetën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

20140507194728730456

Puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjate të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet.

 

Autorët e studimit thonë se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në ditë te të moshuarit, shton gjasat për obezitet, sulme në zemër, diabet dhe kancer.

“Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, andaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman nga Unvierstieti Hertfordshire.

Ndërkohë, specialisti i syve Andy Hepworth thotë se “rrezet blu-violet janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin” dhe shton se dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur kohë pas kohe nga ekrani.

“Brenda një periudhe të gjatë kohore kjo mund të dëmtojë sytë tuaj”, thotë ai.

Ekranet dhe degjenerimi makular

Ekspozimi i zgjatur në rrezet blu-violetë shton rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular, që në moshë të vonshme është shkaktari i humbjes së shikimit dhe për të cilin nuk ka metoda të shërimit.

Ekspertët thonë se për dallim nga drita blu-e bronztë e cila i përshtatet orës biologjike, ajo blu-violet, të cilën e emetojnë ekranet, prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore.

“Edhe pse nuk e dimë nëse ekziston një lidhje e e drejtpërdrejt në mes të problemeve me shikimin, ka dëshmi të mjaftueshme laboratorike për efektin e tyre të dëmshëm”, shton Hepworth.

Hulumtimi ka treguar se madje gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekrane, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga telefonat e mençur.

Hulumtimi po ashtu ka treguar se 55 për qind të personave të pyetur mendojnë se ndjenja e djegies së syve ka qenë ndikimi kryesor afatgjatë i lidhur me përdorimin e ekraneve.

Rreziku nga depresioni

Ekspertët thonë se këshilla është shumë e thjeshtë – rregullisht bëni pushime kurdo që keni punë me kompjuterin ose pajisjet tjera elektronike.

Më herët një studim trevjeçar japonez kishte përcjellë 25 mijë persona dhe kishte treguar se qëndrimi para kompjuterit më shumë se pesë orë në ditë shton dukshëm rrezikun e vuajtjes nga depresionit.

Hulumtuesit nga Universiteti Chiba kishin arritur në përfundim se punëdhënësit duhet ta kufizojnë kohën të cilën të punësuarit e kalojnë para ekraneve.

“Rezultatet tregojnë se me qëllim të parandalimit të çrregullimeve mentale dhe çrregullimeve të gjumit, është mirë të kufizohet përdorimi i kompjuterit në më pak se pesë orë në ditë”, është shprehur lideri i studimit, Tetsuya Nakazawa.

Studimi është publikuar në revistën shkencore American Journal of Industrial Medicine.

/Mjeku.Net/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...