Qendra Korrektuese në Lipjan bëhet me kuzhinë

PUBLIKUAR

Qëllimi i kësaj kuzhine sipas donatorëve është që gratë e burgut të Lipjanit të risocializohen.

Secila pjatë ishte përgatitur dhe dekoruar me shumë kujdes.

Këto ushqime janë gatuar nga të burgosurat që gjendën në burgun e Lipjanit.

E këso lloj ushqimesh ato do të kenë mundësinë të gatuajnë vazhdimisht.

Përmes një donacioni nga misioni i EULEX-it dhe UNMIK-ut brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese të Lipjanit është ndërtuar një kuzhinë.

ZV.përfaqësuesja speciale i sektretarit të përgjithshëm në Unmik në këtë projekt  Barrie Freeman flet për qëllimin e ndërtimit të kësaj kuzhine.

Ani pse u mblodhën për një ngjarje pozitive, këtu nuk munguan shprehjet e ngushëllimeve për vdekjen e 10 personave në aksidentin me autobus në Kroaci

Vahakosi  tha se kjo kuzhinë do të i ndihmojë këto gra që mos të kalojnë kohën e lirë.

Gjithë projekti u mirëprit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kurse zv. ministri i Ministrisë së Drejtësisë  Blerim Sallahu përmendi  dy ndikime të mëdha në jetën e të burgosurve që kuzhina do ti ketë.

Përveç furrës në këtë institucion të burgosurat kryejnë edhe punë tjera si rrobaqepësia.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...