Në Midlands të Anglisë, një humbës është mllefosur shumë me aparatin e lojërave të fatit dhe ka dashur të “qëroi hesapet”, duke e qëlluar me karrige.
Burri i paidentifikuar, është regjistruar nga kamera e sigurisë, teksa e qëllon aparatin me karrigen e hekurt.
Më pas, ai qëllon me karrige edhe nga arkëtari, por nuk arrin të lë ndonjë shenj në xhamin e blinduar.
Policia është vënë në kërkim të këtij burri, që ka shkaktuar dëme, pasi humbi një sasi të konsiderueshme parash në aparatin me lojëra fati. /Telegrafi/


