Qahili: UT këtë vit do të regjistrojë 5.000 studentë të rinj

PUBLIKUAR

Universiteti i Tetovës, në vitin e ardhshëm akademik 2016/17 do të regjistrojë rreth 5.000 studentë të rinj, kështu sot njoftoi Prorektori për Arsim, Reshat Qahili në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Rektoratin e UT-së, thuhet në komunikatën drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

“Universiteti i Tetovës, në vitin akademik 2016/2017, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore ka paraparë të regjistrojë rreth 5000 studentë të rinj. Oferta jonë për vitin që vjen është gjithëpërfshirëse, sepse e njëjta përfshin studimet deridiplomike, studimet e magjistraturës dhe studimet e doktoratës. Për maturantët e këtij viti, Universiteti i Tetovës, përpos studimeve ekzistuese ofron studime edhe në dy fakultete dhe drejtime të reja studimore, siç janë: Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, në kuadër të të cilit do të funksionojnë drejtimet studimore: Prodhimtari bimore, Prodhimtari shtazore, dhe Agrobiznes; si dhe Fakulteti Pedagogjik, me dy drejtime studimore: Mësim klasor dhe Drejtimi i mësimit parashkollor. Në fakultetet ekzistuese të Universitetit tonë, për vitin e ardhshëm kemi hapur programe dhe drejtime të reja studimore, sikurse janë: Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në kuadër të Programit studimor të Informatikës, kemi hapur drejtimin studimor të: Informatikës së biznesit, dhe Telekomunikime dhe teknologji kompjuterike. Në Fakultetin Filozofik, kemi hapur Programin e ri studimor të Etnologjisë dhe Antropologjisë. Në Fakultetin e Arteve, ofrojmë Programin studimor Modë dhe dizajn, me drejtimet: Dizajn i modës, Marketing i modës dhe Gazetari e modës. Në Fakultetin e Kulturës Fizike, kemi hapur 5 drejtime të reja studimore, siç janë: Kulturë fizike dhe shëndetësi, Sport, Aktivitet fizik, rekreacion dhe shëndetësi, Menaxhment i sportit, dhe Gazetari sporti. Ndërsa në Fakultetin Ekonomik, përpos drejtimeve të tjera, për studentët e ardhshëm ofrojmë edhe drejtimin e ri studimor: Biznes ndërkombëtar”, tha Reshat Qahili nga UT./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...