Pyetja e gazetares së “Financial Times” për Shqipërinë që vuri në siklet Mogherinin

PUBLIKUAR

Pas prezantimit të raportit të Komisionit Europian dhe dhënies së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Shefja e diplomacisë në BE, Federica Mogherini u pyet nga gazetarët për Shqipërinë.
Gazetarja e Financial Times, ka pyetur Mogherinin e cila shoqërohej në prezantimin e raportit edhe nga Komisionieri për Zgjerimin, Johannes Hahn, lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri.
“A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”, ka thënë gazetarja.
Mogherini është përgjigjur duke korrigjuar gazetaren se nuk ka vende anëtare të mëdha e të vogla, teksa ka theksuar se KE-ja nuk ka për detyrim të bindë Këshillin.
Gjosha: Shqipëria duhet t’i përgjigjet pyetjes së gazetares së Financial Times
Deputetja e LSI dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e ftuar në studion e Fax News ka folur për dhënien e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ajo ka thënë që ky ka qenë një vedim shumë pozitiv e që duhet monitoruar në vijimësi nga vendet e BE për të kryer reformat në vazhdim.
“Të punosh nuk do të thotë vetëm të lobosh, por të japësh rezultate konkrete. Rezultate që të bindin vende që i kaluar”, tha Gjosha.

Ish-ministrja Gjosha ka uruar që në qershor vendet anëtare të japin votën pro për çeljen e negociatave.
“Qeveria duhet të nxitojë e të tregojë seriozitet e maturi dhe të tregojë sukseset e arritura deri tani pasi nuk ka ngelur shumë kohë.
Fatkeqësia në këtë proces është që Shqipëria nuk e ka kapur dot trenin e vitit 2025. Është një proces shumë i zvarritur që jo gjithmonë varet nga pala shqiptare por edhe nga politika e madhe evropiane.
Por që as ne nuk jemi të kulluar. Le të marrim procesin e Reformës në Drejtësi. Votimi ishte shumë i mirë por implementimi u bë me shumë probleme. Siç i bëjmë ne gjithmonë reformat, një hap para dhe dy hapa pas.
Siç ishte rasti i zgjedhjes së kryeprokurores që u zgjodh me 39 vota që askund nuk thuhet që të zgjidhet në këtë mënyrë.
Të gjitha arritjet e Shqipërisë duhet të vendosen në tavolinën e Francës dhe Gjermanisë në mënryë që të bëhet presion dhe të ecet përpara me reformat.
Uroj që shqiptarët në qeshor të presin hapjen e negociatave atëherë kur vendet anëtare të japin votën e tyre”, u shpreh ajo në studion e Fax News.
Gjosha u shpreh edhe për pyetjen që një gazetare e Financial Times i bëri shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini mbi krimin e organizuar në Shqipëri dhe si duhen bindur vendet anëtare për të dhënë votën pro çeljes së negociatave.
“Pyetja e gazetarit të FT ishte pyetje e drejtë nga vende që ia duan të mirën Shqipërisë. E kuptoj edhe KE në vështirësinë për t’iu përgjigjur. Por është Shqipëria që përmes përmbushjes së standardeve duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje”, u përgjigj Klajda Gjosha.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...