Në Cardis të Spanjës, punonjësi i një kompanie ujësjellësi nuk ka shkuar në punë për gjashtë vjet. Çuditërisht, kjo u zbulua kur i është ndarë një shpërblim.
Joaquin Garcia (69) ishte punësuar nga zyrtarët komunalë, në një kompani të ujësjellësit.
Zyrtarët e kompanisë mendonin se ai menaxhohej nga Komuna, derisa në këtë të fundit mendonin se ai ishte kompetencë e kompanisë, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka shfrytëzuar Garsia, duke marrë nga 37 mijë euro në vit, gjashtë vite me radhë.
Mirëpo, ai është zbuluar në organizimin që është bërë për të moshuarit e kompanisë, të cilëve iu ndahej nga një shpërblim.
Megjithëse ai ka mohuar se nuk ka shkuar në punë, kolegët e tij kanë treguar të kundërtën dhe Garsia detyrohet të paguaj një dënim prej afro 30 mijë eurove. /Telegrafi/


