Puçi në Turqi: Një kolonel e kishte paralajmëruar, por ishte arrestuar!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Koloneli Ahmet Zeki Uçok u zemërua kur mësoi për grushtin e shtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ai u tërbua, por nuk ishte i habitur. Uçok ka punuar për vite të tëra si prokuror dhe gjyqtar për ushtrinë.

Në vitin 2009 ai udhëhoqi hetimet kundër një grupi prej qindra ushtarakësh, që kishin komplotuar kundër Shtabit të Përgjithshëm – thuhet se me urdhër të Fethullah Gulen, predikuesit që Erdogan e akuzon se ka nxitur grushtin e shtetit më 15 korrik.

Pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti, ku humbën jetën thuajse 300 persona, Uçok kontrolloi emrat e të dyshuarve në listën e vjetër me të dyshuarit aktualë dhe konfirmoi: jo vetëm një ose dy nga të dyshuarit e komplotit të vitit 2009, por të gjithë ishin në listë.

“Ishte thjesht një çështje kohe derisa të vinte puçi”, thotë ai.

Uçok duket i lodhur, teksa qëndron në hollin e hotelit të aeroportit të Stambollit, përcjell mapo.al.

Në atë kohë ai kishte zbërthyer bisedat mes përkrahësve të Gulen në ushtri.

Por për një kohë të gjatë, askush në qeveri nuk ishte interesuar për përfundimet e tij.

Çështja u mbyll, madje ai përfundoi i arrestuar.

Ai i ka marrë informacionet e tij me anë të hipnozës, thuhej.

Por tashmë lista e tij kërkohet nga zyrtarët e inteligjencës.

“Krimi i 15 korrikut mund të ishte parandaluar,” thotë Uçok.

Në Turqi ka pak dyshime, se Gulen është pas këtij grushti shteti.

Sipas një sondazhi, dy të tretat thonë se ai ka përgjegjësi për grushtin e dështuar të shtetit.

Por shumë njerëz pyesin se përse qeveria nuk ka marrë masa më herët ndaj këtij grupi.

“Sekti i Gulen nuk ishte kurrë ajo lëvizja moderne dhe tolerante, siç paraqitet në Perëndim”, thotë ish-drejtori i policisë në Stamboll, Hanefi Avci, që ka shkruar një libër për ndikimin e tyre.

Mbështetësit e Gulen kanë ngritur shkolla, universitete, spitale, shtëpi mediatike në më shumë se 100 vende.

Një zyrtar i lartë turk i thotë Spiegel se qeveria e ka nënvlerësuar lëvizjen e Gulen.

Tani Erdogan i është kthyer me tërbim ish-mikut të tij, Gulen.

Objektivi nuk janë vetëm mbështetësit e Gulen: Dhjetëra mijëra ushtarë, gjyqtarë, mësues, gazetarë janë arrestuar ose pushuar nga puna.

“Aleana e Erdogan me Gulen e ka dëmtuar demokracinë në Turqi”, thotë ish-drejtori Avci.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...