Pse nuk duhet ta etiketoni nënën në Facebook nëse ajo e ka mbiemrin e vajzërisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Njëra ndër pyetjet më të shpeshta që paraqiten në faqet financiare në internet është “Si është mbiemri i vajzërisë i nënës tuaj?” Kjo pyetje paraqitet pothuajse gjithmonë kur e harroni fjalëkalimin ose kur përpiqeni të hyni në një llogari nga ndonjë kompjuter i ri.

Mbiemrat e vajzërisë të nënave tona e zhbllokojnë një pjesë të madhe të të dhënave tona për identitetin. Për çdo vit, ata që i shfaqin këta mbiemra në Facebook ua lehtësojnë punën personave me qëllime të këqija që t’i gjejnë kodet tona.

Nëse jeni të detyruar që ta përdorni një përgjigje të sigurisë, të paktën duhet ta ndërtoni një të sigurt, thotë shefja e sektorit të sigurisë kibernetike të bankës PNC, Debbie Guild.

Një këshillë e popullarizuar nga njohësit e teknologjisë është që nëse në një faqe duhet t’i përgjigjeni pyetjes për mbiemrin e vajzërisë së nënës tuaj, thjesht shpikeni një fjalë, por mbajeni në mend atë.

Ka gjasa që mbiemri i vajzërisë i nënës suaj të mos jetë sekret dhe ndoshta dikush mund ta gjejë atë edhe në faqe të tjera, përpos në Facebook. Sigurisht, jo të gjitha nënat e shfaqin këtë mbiemër në këtë rrjet social. Por nëse nëna juaj e bën një gjë të tillë, do të ishte mirë që të mos e shfaqni. Edhe nëse emri i saj shfaqet dikund, ju nuk duhet ta identifikoni atë si nënën tuaj, shkruan “HuffPost”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...