Provimin e maturës në afatin e dytë e kaluan 42.61%

PUBLIKUAR

Matura-afati-i-shtator-659x431

Në afatin e dytë të Provimit Shtetëror të Maturës 2014 rezultat pozitiv kanë treguar 9 mijë e 283 maturantë ose 42. 61 për qind e maturantëve që i janë nënshtruar Provimit të Maturës Shtetërore, bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM).

“Siç është pritur më të suksesshëm janë treguar maturantët e gjimnazeve prej të cilëve sukses pozitiv kanë arritur 13 mijë e 822 maturantë (93.6 për qind), kurse në arsimin profesional, sukses pozitiv kanë arritur 17 mijë e 329 maturantë (64.2 për qind)”, thuhet në njoftimin e KQSHM-së.

Rreth 21 mijë e 288 maturantë i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës 2014 në afatin e dytë ndërsa numri i përgjithshëm i maturantëve që i janë nënshtruar provimit shtetëror në të dyja afatet është është 42 mijë e 52 nxënës, prej të cilëve rezultat pozitiv kanë arritur 31 mijë e 151 ose 72. 4 për qind e maturantëve.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...