Protestuesit në Tiranë përplasen me policinë, ndërhyjnë forcat speciale

PUBLIKUAR

Protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore ka agravuar në Tiranë, me protestuesit që janë përplasur me policinë.

Abcnews.al raporton se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën në kryqëzimin e Gjykatës së Lartë dhe KQZ-së.

Ndërkohë dhjetëra protestues në Tiranë dhe Durrës janë shoqërua në komisariat.

Pasditen e sotme janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në disa qytete të vendit tonë, siç është Tirana, Durrësi, Miloti, Shkodra, Saranda.

Ndërkohë më herët kryeministri i vendit, Edi Rama ju është përgjigjur LIVE qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet galoponte të çmimeve të naftës dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte. /Abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...