Protestuesit në Maqedoni do ta “okupojnë Shkupin” deri në dorëheqjen e Gruevskit

PUBLIKUAR

Protestuesit anti-qeveritarë në Maqedoni, që pritet të mblidhen në orën 14:00 këtë të diel, thonë se do të okupojnë qendrën e Shkupit derisa kryeministri konservator luftë-nxitës, Nikola Gruevski, të jep dorëheqje pas publikimit të shumë përgjimeve që inkriminojnë atë në shumë procese të dëmshme.

Kundërshtarët politik të Gruevskit shpresojnë të mbledhin me mijëra persona para zyrës së kryeministrisë në nga ora 14:00, të cilët e akuzojnë atë për shtypje të demokracisë.

“Protesta do të vazhdojë”, ka thënë lideri opozitar i partisë Sodial-Demokrate, Zoran Zaev, të shtunën mbrëma në një intervistë dhënë televizionit që transmetohet në internet, Nova TV. “Rreth 4,600 aktivistë, kryesisht të rinj, kanë thënë se do të qëndrojnë, edhe nëse ju nuk do të qëndroi. Në këtë moment ne vendosëm të qëndrojmë”, shkruan Reuters.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...