Protestuesit në Irak futen me forcë në ndërtesën e Parlamentit (Video)

PUBLIKUAR

Qindra aktivistë të myslimanizmit Shi’it kanë hyrë me forcë në godinën e Parlamentit të Irakut duke protestuar ndaj deputetëve të cilët prej muajsh nuk po aprovojnë një sërë ndryshimesh në qeveri.

Qytetarët kërkojnë miratimin e një politike sipas së cilës synohet zëvendësimi i ministrave aktualë me ekspertë të përgatitur që nuk janë përfaqësues të asnjë partie politike.

Kjo lëvizje është nisur nga kleriku shi’it, Moktada Sadr, i cili gëzon mbështetje popullore.

Ndonëse propozimi për ndryshime në qeverisje është bërë prej muajsh, deputetët e partive më të fuqishme të Parlamentit e kanë zvarritur procesin.

Protestuesit arritën që të futen në territorin që njihet si zona jeshile, në të cilën ndodhen zyrat më të larta të shtetit si dhe ato të përfaqësive ndërkombëtare.

Qytetarët kanë akuzuar qeverinë e Kryeministrit Haider al-Abadi si të paaftë për të zgjidhur çështjet më problematike të vendit, teksa një problem shqetësues është gjithashtu emërimi i punonjësve të pakualifikuar në zyrat kryesore të shtetit si dhe në administratën publike.

Pakënaqësitë janë shprehur edhe nga ndërkombëtarët të cilët kanë kritikuar nivelin e lartë të korrupsionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...