Protesta në Graçanicë, policia njofton për bllokim të rrugës kryesore

PUBLIKUAR

Edhe sot do të vazhdojë protesta në Graçanicë përmes së cilës po kundërshtohet arrestimi i Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim se rruga kryesore do të jetë e bllokuar për shkak të protestës, njofton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqaniçë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqaniçë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Kujtojmë se sot është dita e tretë që po zhvillohet kjo protestë në Graçanicë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...