Propaganda serbe: Pas Maqedonisë, shqiptarët do të sulmojnë Serbinë, Malin e Zi dhe Srpsken

PUBLIKUAR

 

Pas terrorit shtetëror maqedonas në Kumanovë, gazetat e Beogradit i fryejnë zjarrit. E bëjnë propagandën e tyre të lodhtë që duket të jetë si në filmat e vizatuar.

Gazeta elektronike “Telegraf.rs” nxjerrë titullin bombastik “STROGO POVERLJIVO! POSLE MAKEDONIJE ALBANCI NAPADAJU SRBIJU, CRNU GORU I SRPSKU: Evo koji gradovi će biti METE! ( Pas Maqedonisë shqiptarët do të sulmojnë Serbinë, Malin e Zi dhe Srpsken: Ja cilat qytete do të jenë në SHËNJESTËR ! ), transmeton zeri.info

“Telegraf r.s.”, e nis tekstin me këto fjalë: “ Konflikti i armatosur i  terroristëve shqiptarë dhe policisë në Maqedoni në të cilin gjatë vikendit kanë humbur jetën 8 ‘specialca’, e të plagosur 37 sish, ndërkaq janë vrarë  14 terroristë, është pjesë e strategjisë së krijimit të kaosit në Ballkan dhe është e mundur fillimi i konfliktit të përgjakur në Malin e Zi, Serbi dhe Republikën serbe !

“Telegraf.rs.” duke cituar gazetën  “Informer”, shkruan: “Të dhënat operative të zbulueseve serbë e maqedonas në terren tregojnë se terroristët shqiptarë shpresojnë ta bëjnë sulmin në Shkup, Podgoricë, Hercegnovi, Beogrard dhe Banjallukë ! “.

Për të qenë “më bindës”  titullin e nisin me togfjalëshin “Tepër sekret”. Gazeta e parë për ne përdor fjalën pezhorative “shiptar”, ndërsa simotra e saj – “albanci”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...

Nën kërcënimin e thikës, pesë persona ia grabisin 700 euro dhe një telefon dy shtetasve kolumbiane në Prishtinë

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në...