Projekti instalimi i kamerave në rrugët e qytetit të Lipjanit afër finalizimit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka qëndruar në stacionin e Policisë në Lipjan ku kanë ka par nga afër punimet që janë bërë në projektin Instalimi i kamerave në rrugët e qytetit të Lipjanit

Kryetari Imri Ahmeti dhe Komandanti i stacionit Policisë në Lipjan Driton Imeri kanë përcjell pamjet e para të kamerave të vendosura nga Komuna e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimin që është bërë duke theksuar se kjo ndikon pozitivisht në rritjen e sigurisë në qytet.

Gjithsej janë vendosur 21 kamera, 17 statike dhe 4 rrotulluese.

Kamera janë vendosur në rrugët, rrethrrotullimi i Rr.”Shqipëria”-“Lidhja Prizrenit 4 kamera, Sheshi “Adem Jashari” 1 kamer rrotulluese, udhëkryqi te semaforët 4 kamera, rrethrrotullimi në rrugën “Lidhja Prizrenit”-“Rr. Shën Flori” 4 kamera, trekëndëshi Rr.”Skenderbeu”- “Shën Flori” 3 kamera, Shkolla Fillore “V.Frashëri” pakru 1 kamer, trekëndëshi “Skenderbeu” – “Shqipëria” 2 kamera, Rr. Haradin Bajrami 2 kamera.

Projekti ka kushtuar 31.200,00 euro dhe është investim i Komunës së Lipjanit.

    

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...