Prodhimi i iPhone 6 fillon muajin e ardhshëm, lansimi në shtator

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

prodhimi-i-iphone-6-fillon-muajin-e-ardhsh-euml-m-lansimi-n-euml-shtator_hd-1-640x320

Furnizuesit e Apple do të fillojnë prodhimin e gjeneratës së re të iPhone, përkatësisht versionet më të mëdha të iPhone në Kinë muajin e ardhshëm, raportoi Bloomberg duke cituar burime të ndryshme të informacionit.

Apple po e rrit prodhimin e iPhone me madhësi të ekranit prej 4.7 dhe 5.5 inç, modele të cilat mund të transportohen tek gjithë shitësit e saj, prej muajit shtator, thuhet më tej në raport.

Apple është duke e bërë gati lansimin e dy versioneve të reja të iPhone, duke e shtyrë performancën e saj të biznesit në vjeshtën e këtij viti, që është një lëvizje e pritur për kompaninë më të famshme amerikane.

Industria për një kohë të gjatë ka spekuluar se Apple synon të krijojë modelet e reja të iPhone me ekrane më të mëdha, për të rivalizuar ashpër me Samsung, telefonat e së cilës janë dëshmuar të suksesshëm në Azi dhe tregje tjera, pikërisht për këtë tipar që e ofrojnë për përdoruesit./ferizajpress.info/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...