Pritje deri në katër në Merdarë orë për të dalë nga Kosova

PUBLIKUAR

Mërgimtarët që vizituan vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, tashmë kanë marrë rrugën për në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë, në Perëndim.

Dhe si rëndom, ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Siç shihet nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje ka në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Serbinë, prej nga qytetarët tanë marrin rrugën tutje, raporton Klankosova.tv.

Në këto momente, me kolonë 2 kilometërshe qytetarët po përballen në Merdarë në dalje, e cila kur konvertohet në minutazhë i bie që duhet të presin nga 3 deri në 4 orë.

Situatë pak më e mirë qëndron në pikat tjera kufitare Kosovë-Serbi. Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, në Muçibabë nga 40 deri në 60 minuta, në Mutivodë deri në 60 minuta, kurse në Jarinjë pritjet janë deri në 40 minuta.

Me gjithë pritjet e gjata, ka mërgimtarë që nuk i brengos fare kjo çështje.

“Pritjet janë të gjata, por për vendlindje ia vlen”, tha Fazli Osmanaj mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova, i cili po priste të dilte nga Merdari.

Pikat tjera kufitare janë të qeta, me pritje nga 3 deri në 5 minuta, me përjashtim të Vërmicës, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta. /Klankosova.tv

Foto: Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...