Priti tri vjet për t’u bërë nënë, vdes 6 muaj pas lindjes (Foto)

PUBLIKUAR

Një grua e cila zbuloi se kishte vetëm pak muaj jetë pasi solli në jetë fëmijën të cilin iu deshën tre vjet për ta ngjizur, humbi jetën nga një formë agresive kanceri duke lënë pas të birin dhe bashkëshortin.

Rebecca Hyndman, nga Auckland, Zelandë e Re, e humbi betejën e saj me sëmundjen e tmerrshme mëngjesin e sotëm, duke ikur nga kjo botë paqësisht më bashkëshortin e saj në krah, 6 muaj pasi solli në jetë djalin e tyre Ben.

Ajo gjithmonë kishte ëndërruar të ishte nënë dhe për të arritur këtë kishte kaluar tre vjet me pengesa rraskapitëse, derisa mundi të mbante në krah të birin nëntorin e vitit të shkuar.

Lindja 2

Rebecca pësoi dy aborte përpara se t’i nënshtrohej trajtimit të fertilitetit dhe të binte shtatzënë me Ben. Pak pas lindjes, nisi të kishte të përziera dhe më vonë vuri re një gungë në stomakun e saj.

Ajo u diagnostikua me tumor në stomak, shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjeve të lidhura me kancerin në botë. Mjekët i thanë asaj se kishte vetëm pak muaj jetë.

Në mediat sociale është hapur një faqe për të mbledhur fonde për nënën ‘frymëzuese’, e cila dëshironte që të kishte mundësi të ndihmonte familjen e saj edhe pas vdekjes së saj, transmeton Shekulli.

Qindra dhurues zemërgjerë arritën të mbledhin shumën e jashtëzakonshme prej 113,412.21 dollarësh, për t’u siguruar se Ben do të mund të kujdesej për veten kur ajo të ikte nga kjo botë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...