Prishtinë: Një personi i gjenden mbi 5 kilogramë marihuanë në shtëpinë e tij

PUBLIKUAR

Tetë paketime dhe tri kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5.3 kilogramë, janë gjetur dje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën ”Nezir Spanca” në Prishtinë.

Gjatë kontrollës po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale të cilat dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.

Kontrolli u bë dje gjatë pasdites nga  njësia policore anti-drogë (DHTN), në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe me urdhër verbal të gjykatës.

Ndërkohë, edhe një mashkulli të mitur iu gjetën 5 qese me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.25 gram, në rrugë “Gjirokastra” në Fushë Kosovë. I njëjti më pas është arrestuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...