Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar në Prishtinë, një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, raporton Gazeta Express.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 11:00.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 09.12.2019 – 11:00. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K-Ashkali, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K-Ashkali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/