Prishtina dhe Beogradi shënojnë përafrim për Telekomin

PUBLIKUAR

Prishtina dhe Beogradi kanë shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve me çështjet që janë të lidhura me telekomin.

Kreyenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri konfirmoi pas përfundimit të takimit të grupeve punuese se palët janë dakorduar me elementet e planit të zbatimit.

Sipas saj, Kosova do merr kodin telefonik ndërsa kërkesën në emër të vendit do e bëj Austria. Gjithashtu ekziston pajtimi që Operatorët nga Kosova e Serbia të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave.

Ndërsa, sipas kryenegociatores kosovare, do lejohet përkohësisht një kompani e re e telefonisë në Kosovë e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Tahiri insiston se këtu nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë ai merret në Kosovë vetëm me tender, transmeton rtk.

Gjithnjë sipas delegacionit kosovar, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që gjatë këtij muaji sërish të takohen në Bruksel dhe gjatë dy ditëve rresht të precizojnë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin në mënyrë që kjo gjë më pas të kaloj tek kryeministrat në takimin e tyre të ardhshëm.

Nesër grupet punuese takohen sërish për të diskutuar sigurimin e automjeteve. Kjo çështje tanimë ka pëlqimin e palëve andaj sipas kryenegociatores Tahiri prioritet mbetet përmbyllja e kësaj teme dhe sipas planit nënshkrimi i marrëveshjes më datën 4 qershor.

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...