Prezantueses i bie dhëmbi gjatë emisionit (Video)

PUBLIKUAR

Sonya Cortes nga Puerto Riko, ishte duke e qeshur gjatë drejtimit të emisionit të saj, kur papritmas i ka rënë një dhëmb.

Për një moment, 56-vjeçarja ka shikuar poshtë për ta gjetur, por menjëherë është kthyer nga kamerat dhe ka bërë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në filmim shihet qartë se i ra dhëmbi, ajo pretendon se ishte një sheqerkë.

“Menjëherë më thirri shefja dhe më kërkoi llogari, pse unë mbaja sheqerkë gjatë emisionit. Kam mundur ta përpijë dhe të kem probleme shumë të mëdha”, ka thënë Cortes lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur diçka shkëputet nga dhëmbët e saj, që besohet të jetë ndonjë mbështjellës dhëmbi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...