Presioni për Asociacionin, çfarë letre i nxorri sot Isa Mustafa Lajçakut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka publikuar një letër që ka pranuar nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Frederica Mogherini një ditë para marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme të Asociacionit më 24 gusht 2015.

Mustafa është shprehur se në letrën që ia ka dërguar në atë kohë nga Mogherini, thuhet se Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes.

“Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:
“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”, ka shkruar Mustafa duke shtuar se këtë letër ia ka prezantuar edhe në takimin e sotëm Miroslav Lajçakut.

Mustafa ka thëën tutje se këtë letër nuk e ka bërë publike edhe kur është akuzuar nga Vetëvendosje dhe partitë tjera për nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2015 për Asociacionin. “Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.
Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së”, ka thënë Mustafa/Express/

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...