Presidentja falënderon Slloveninë për lirimin e Haradinajt

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se mirëpret kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas ndalimit në Slloveni, e të cilin e ka quajtur veprim të bërë sipas një fletarresti politik dhe të pabazë të lëshuar nga shteti i Serbisë.

“Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t’i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt”, ka shkruar Jahajaga në Facebook.

Ajo ka premtuar se në javët në vijim do të bashkërendohet puna me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që, siç ka thënë, po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...