Presidenca jep alarmin: Çdo ditë e humbur, thellim i krizës politike, institucionale dhe buxhetore

PUBLIKUAR

Presidenca jep alarmin: Çdo ditë e humbur, thellim i krizës politike, institucionale dhe buxhetore

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë për Telegrafin se çdo ditë e humbur në krijimin e institucioneve, ka nënkuptuar humbjen e kredibilitetit të shtetit në skenën ndërkombëtare, rrezikim të proceseve të brendshme në vend dhe rënie të mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Sipas tij, secila javë, që prej 17 korrikut, kur është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit, ka qenë javë vendimtare.

“Çdo ditë e humbur nënkupton edhe rrezikim të mëtejmë të thellimit të krizës politike, institucionale, buxhetore dhe financiare. Takimi i përbashkët i liderëve, që do të pajtoheshin për rrugën përpara, do të ndihmonte përfundimisht nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e pamundshme”, ka theksuar Vllahiu.

Ndërsa, i pyetur për mundësinë, e që disa parti politike e kanë paralajmëruar, që zgjidhjen e ngërçit ta kërkojnë edhe nëpërmjet rrugës (protestave), Vllahiu ka thënë se “nuk i komentojmë qëndrimet e partive politike”.

Ndryshe, kjo javë, sipas njohësve të rrethanave politike në vend dhe disa eksponentëve të politikës, do të jetë vendimtare në zgjidhjes e krizës politike në vend, e cila tash ka hyrë në muajin e pestë të saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...