Presidenca, hallka e fundit e një autokracie

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Adnan Rrustemi


 

Zgjedhja e presidentit në Kuvend në një procespa integritet që u shoqërua me shkelje eparregullësi të shumta procedurale, përjashtime të deputetëve e tërheqje zvarrë,prani policore, blerje votash, shantazh e presion mbi deputetët, është, jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën, parimet dhe frymën e saj, por dhe me praktikat e mira të etabluara si standarde ndërkombëtare për zgjedhjet e lira dhe të drejta. Si i tillë, nuk ka si të mos jetë përjashtim nga mënyra se si konceptohen zgjedhjet e lira dhe me integritet në përgjithësi, si instrumenti themelor i demokracive përfaqësuese.  Kësodore, vlerat dhe parimet që vlejnë për njëproces zgjedhor në të cilin përfshihen qytetarët votues, do të duhej të vlenin edhe për zgjedhjet dhe votimin brenda Kuvendit. Së pari do të duhej të vlenin aty, e vetëm më pas edhe për qytetarët.

Megjithëkëtë, vjedhja e votave, aty ku nuk mund të vidhen, ushtrimi i presionit, gjersa pjesa e mbetur i nënshtrohet shitblerjes, janë tiparet, sikurse edhe trasejaqë e kanëpërcjellurgjithkund dhe gjithmonë mënyrën se si PDK ka akumuluar votat. Sikundër, të njëjtat praktika i barti edhe në Kuvend me rastin e zgjedhjes sëHashimThaçit president.S’ka mundur të jetë ndryshe dhe as përjashtim nga kjo. Kontrabandimi i tij si president në Kuvend, përveç tjerash është leximi më i drejtë dhe më i saktë i zgjedhjeve të deritanishme në Kosovë.

Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese nuk e ka në duar thjesht vetëm vërtetimin e një akti dhe procesi antikushtetues, por edhe mbrojtjen e atributeve bazike të demokracisë dhe afirmimin e munguar të një kulture politike mbi dhe rreth demokracisë. Këto vlera,  varen shumë edhe nga mënyra se si Gjykata Kushtetuese interpreton Kushtetutën dhe frymën e saj. Sidomos, se si do ta interpretojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, përkundër një procesi nën masa shtetrrethimi dhe të diskredituar proceduralisht e ligjërisht.

Proceset e drejta dhe virtytet politike nuk do të kishin kurrfarë kuptimi, kur qytetarëve deklarativisht u bëhet thirrje për t’i ndjekur dhe zbatuar ato, gjersa vetë institucionet që pandehen si përfaqësim i popullit dhe vullnetit të tij, japin shembullin më të keq, duke zgjedhur atë që do të duhej të përfaqësonte unitetin e popullit, përmes një procesi tëkontrabanduar nga fillimi deri në fund.

Nëkëtë kontekst, filozofi politikJohnRawls, në përpjekje që të argumentojë përparësitë e demokracisë kushtetuese përkundër demokracisëprocedurale, sidomos për popujt dhe shtetet pa traditë demokratike, bënë dallimin në mes këtyre dy regjimeve, duke theksuar  rolin kufizues në demokracitë kushtetuese që ka dhe duhet të ketë Kushtetuta, por edhe Gjykatat Kushtetuese në vendosjen e kufijve për ligjvënësin përtej respektimit apo mosrespektimit të procedurave, si dhe përtej shumicës dhe numrave në Kuvend dhe fokusimin në përmbajtjen e vendimeve që të jenë në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore. Ndryshe nga kjo, në demokracitë procedurale nuk ka kufij kushtetues ndaj ligjvënies dhe çfarëdolloj shumice. Mjafton të ndiqen procedurat që kërkohen dhe të sigurohen numrat, pa i vënë kufi përmbajtjes së legjislacionit, respektivisht vendimit.

Në këtë rast, interpretimi i dispozitave kushtetuese nuk duhet të kufizohet vetëm tek aspekti procedural i tyre, edhepse edhe procedura është cenuar më shumë se njëherë, por tek rezultati i pritshëm i frymës së Kushtetutës dhe drejtësisë, si thelbi i konceptit të ligjit dhe Kushtetutës në një demokraci parlamentare kur kërkon që presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit dhe rolin që do të duhej të kishte opozita.HashimThaçi president, jo që nuk shpreh unitetin e popullit, por qartazi përfaqëson përçarjen e tij, duke lënë shumë më shumë të pakënaqur dhe kundër tij, se sa sosh që pajtohen me zgjedhjen e tij. Deri më tani, dihet qëvetëm Lista Serbe dhe Serbia e kanë konsideruar se me zgjedhjen e Thaçit, ata kanë forcuar pozitën në Kosovë. Kjo mospërputhje e pakrahasueshme përbënëçështje kushtetuese në Kosovë dhe nuk mund të kapërcehet pa u vërejtur në emër të procedurave dhe numrave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka edhe një përmasë historike për demokracinë në vend, jo vetëm për faktin se do të pamundësonte njëpresident përçarës, i karakterizuar nga një sfond politik antishtetëror me kompromiset ndaj Serbisë, korrupsionin dhe krimin e organizuar, por veçmas për mbrojtjen e rendit demokratik dhe vlerave të tij nga një tendencë e hapur autoritare.

Nisur nga kjo, Gjykata Kushtetuese, ka mbetur hallka e fundit që edhe konstitucionalisht të konfirmohet mbytja e demokracisë, apo, qoftë edhe vetëm për shkak të konsistencës në vendimet e veta të mëparshme,siç ishte rasti me vendimin për Pacollin, të mbahet gjallëprocesi demokratik,sado i varur në fije të holla, duke ja ndalur HashimThaçit rrugën drejt presidencës. Në të kundërtën, legjitimimi i një personi të tillë, sikurse i një procesi qëçkado mund të ishte, vetëm zgjedhor jo, do të rikonfirmonte një mishërim të hapur të rendit kushtetues me regjimin sundues, ku Kushtetuesja shndërrohet në një mekanizëm tëpronësuar nga ky i funditdhe tërësisht në shërbim të tij.

AdnanRrustemi

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...