
Gegë-rok bendi, “Jericho”, ka lansuar videoklipin e këngës më të re, të titulluar “Fundi” që sjell të vërtetat e shoqërisë kosovare.
Klipi që vjen premierë në Telegrafi, është realizuar nga Bujar Sylejmani dhe Alban Nuhiu, dy artistë të jashtëzakonshëm të cilët përveç që kanë sjellë përvojën e tyre në artet vizuale, gjithashtu kanë sjellë një qasje unike dhe të paparë deri më tani në skenën e artit shqiptar.
Njëherësh, kjo këngë paralajmëron finalizimin e këtij projekti (gheg rock) dhe kthimin e Jericho-s gjatë vitit të ardhshëm, në bazat e rokut ‘të pastër’ alternative me ndikim të theksuar nga skena e grunge-it dhe indie rokut!
Kujtojmë që muzika që bën Jericho është një përzierje e zhanreve rok, alternative, elektronikë dhe muzikë tradicionale shqipe që rrjedh nga regjioni i Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Tekstet janë të shkruara në dialektin gegë dhe zakonisht përmbajnë elemente të gërshetuara patriotike, sociale, si dhe ato që lidhen me aktualitetin. /Telegrafi/


