Portretet nga pemët dhe perimet, duken sikur po ju shikojnë (Foto)

PUBLIKUAR

Anna Takarska nga Opole i Polonisë, ka shfrytëzuar vetëm fruta pemësh, perimesh dhe disa barishte, që të krijonte portretet shumë realiste.

Artistja 35-vjeçare, ia ka arritur të kombinojë aq mirë këto figura, të cilat duket sikur u shikojnë drejt në sy, transmeton Telegrafi.

‘Arcimboldiana’ quhet ky projekt, me të cilin ajo ka diplomuar në Universitetin e Arteve të Bukura në Wroclaw.

“E tëra është te sytë, që duhet të jenë të bardhë dhe më duhen materiale si hudhra apo qepa. Pastaj vendosi në mes boronica apo fara të ndryshme, për t’i dhënë pamjen e duhur”, ka thënë Takarska.

Sipas saj, asgjë nuk mund të planifikohet, shkaku i formave që nuk përshtaten si duhet, andaj kërkon kohë deri në gjetjen e pjesës adekuate. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...