Në Montpellier të Francës, vizitori i një dyqani të ushqimeve të shpejta, ka mbetur me shije të hidhur nga ushqimi që i kanë servuar.
Krahas pjesës tjetër të mishit, Mounir Bessaih ka gjetur në pjatë edhe kokën e fërguar të pulës.
Me anë të një pecete, ai e ka kapur këtë pjesë të pulës, ku shihet qartë sqepi dhe sytë, për t‘ja treguar kamerës.
“Më nuk do të kthehem në atë vend, megjithëse më ofruar të gjitha falas. Kuzhinierët e papërgjegjshëm, mund të kenë bërë edhe gjëra tjera të papranueshme për kuzhinë” ka shkruar Bessaih në përshkrimin e videos së hedhur në Facebook.
Në anën tjetër, zyrtarë të lokalit kanë kërkuar falje dhe kanë thënë se po bëjnë hetime, se si ka përfunduar koka e pulës në këtë mënyrë. /Telegrafi/


