Politika po e mbyt Universitetin e Prishtinës

PUBLIKUAR

I themeluar 45 vjet më parë, Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka të zgjidhur çështjen e kritereve të avancimit të stafit akademik.

Kjo çështje, bashkë me ndikimin e politikës, ka përplasur senatorëve dhe menaxhmentët e këtij Universiteti duke bllokuar tash e pesë herë mbajtjen e mbledhjes së Senatit.

Propozimi i rektorit, Ramadan Zejnullahu, që profesorët e UP-së të mos avancohen në thirrjen “Profesor i rregullt” nëse nuk janë autorë të tri punimeve të botuara në revista me impakt faktor nuk është votuar asnjëherë nga Senati e që ka pasuar me kërkesën e senatorëve drejtuar Këshillit Drejtues (KD) për shkarkimin e tij.

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e Senatit ku prezentë pas disa viteve, për herë të parë, do të jenë dhe anëtarë të KD-së dhe ku do të dalë edhe kërkesa për shkarkim të rektorit Zejnullahu.

Sikur të mos mjaftonte kjo, me kërkesa dhe bllokim të Rektoratit ka dalë dhe Parlamenti i Studentëve, duke kërkuar afate shtesë të provimeve për studentët.

Ndonëse Ministria e Arsimit, ambasadorë të shteteve të huaja të akredituara në vend, pjesëtarë të shoqërisë civile kërkesën e senatorëve dhe studentëve e quajnë të papranueshme dhe të ndikuar, studentët dhe senatorët e duan “kokën” e rektorit. /zeri/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....