POLIS diskuton për PLANIFIKIMI DHE MENAXHIMI I (DE)CECENTRALIZUAR I BUXHETIT TË SHKOLLËS” në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

POLIS organizoi tryezë diskutimi, në të cilën u przantua Analiza e Politikave Publike “PLANIFIKIMI DHE MENAXHIMI I (DE)CECENTRALIZUAR I BUXHETIT TË SHKOLLËS” në Komunën e Lipjanit.

Analiza paraqet gjendjen faktike të planifikimit buxhetor dhe shpenzimieve financiare për arsimin në Komunën e Lipjanit për vitin 2017 dhe gjashtëmujorin Janar – Qershor 2018. Konkretisht, se si janë zhpenzuar mjetet e kategorisë Mallra e Shërbime dhe Komunali, duke krahasuar me formulën (numri nxënësve, numri personelit dhe hapësirës së shkollës).

Relevanca e kësaj analize është se si të bëhen shkollat më “autonome” në qeverisjen e tyre përmes Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës. Pra, buxhetin të cilin duhet të e alokoj komuna (DKA) tek shkollat të mundësoj që shkollat të e menaxhojnë mirëfilli dhe të ndikojnë në rritje të cilësisë mësimore.

Në cilësinë e panelit ishin z. Rasim Hasani, Drejtor i Drejtoratit Komnal të Arsimit në Komunën e Lipjanit si dhe znj. Minavere Rexha, Zyrtare për financa në DKA.
Pjesë e diskutimit ishin edhe Drejtor të shkollave të Komunës së Lipjanit si dhe anëtarë të Kuvendit (përfaqësues të grupeve politike në Kuvend).
Diskutimi u fokusua në të dhënat e përllogaritura për kokë nxënësi të shpënzimeve për secilën shkollë, si dhe tek mundësia e decentralizimit të buxhetit për shkolla.

Ky grant financohet nga projekti Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...